Pllaka dhe hekura të dëmtuara, hipi mbi trotuar, “Golfi” shembi edhe kabinën elektrike. Ja pamjet

pllaka dhe hekura te demtuara hipi mbi trotuar golfi shembi edhe kabinen elektrike ja pamjet
pllaka dhe hekura te demtuara hipi mbi trotuar golfi shembi edhe kabinen elektrike ja pamjet

TIRANË

Këto janë pamjet nga ura te “Rruga e Elbasanit”, ku një mjet tip “Golf” pasi humbi kontrollin përfundoi mbi trotuar.

Siç shihet nga imazhet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta për “BalkanWeb”, përveç pllakave të shkulura e barrierave metalike, makina ka marrë përpara edhe kabinën elektrike duke e dëmtuar totalisht.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati persona të lënduar edhe pse bëhet fjalë për një zonë me lëvizje të shumta kalimtarësh.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co