Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Stacionin Qendror të Frankfurtit, ku një person është qëlluar me plumba në kokë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Menjëherë pas mbërritjes së një treni, disa të shtëna janë dëgjuar në platformën 9. Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë ka qëlluar papritur në kokë një person tjetër.
Autori u përpoq të arratisej, por u kap dhe u arrestua nga policia federale në stacionin e trenit.
“Janë identifikuar autori dhe viktima. Ne do të jemi në gjendje të njoftojmë detaje të tjera më vonë gjatë ditës”, tha zëdhënësi i policisë Björn Thies.
Stacioni Qendror i Frankfurtit u mbyll plotësisht për 25 minuta pas krimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co