“Plumbi i Artë 2”/ Akuzohet për korrupsion, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet GJKKO

plumbi i arte 2 akuzohet per korrupsion ish gjyqtarja pajtime fetahu paraqitet gjkko
plumbi i arte 2 akuzohet per korrupsion ish gjyqtarja pajtime fetahu paraqitet gjkko

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ish-gjyqtarja në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, akuzohet për ‘korrupsion’, si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet kur Fetahu, e shoqëruar nga policë dhe avokati i saj, hyn në GJKKO.

Bashkë me Fetahun është arrestuar edhe zv.drejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj.

[embedded content]

Ish-gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut. Sot janë masat e sigurisë edhe për 12 të tjerët të arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, nga 15 të arrestuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →