Sport

Plus 8 nga Barcelona, por Ancelotti nuk feston, italiani i përgjigjet edhe Guardiolës (VIDEO)

plus 8 nga barcelona por ancelotti nuk feston italiani i pergjigjet edhe guardioles video
plus 8 nga barcelona por ancelotti nuk feston italiani i pergjigjet edhe guardioles video

Real Madrid vijon marshimin me hapa të sigurt drejt titullin në La Liga. Ekipi i Carlo Ancelottit mposhti Athletic Bilbao me rezultatin e pastër 2-0 duke marrë një trepikësh me shumë peshë, një sukses që mban Barcelonën larg. Rodrygo ishte njeri i ndeshjes në këtë sfidë, autor i një “dopiete”. Në minutën e 8-të, talenti brazilian realizoi një gol fantastik. Reali kishte kontrollin total të lojës duke krijuar disa raste për shënim, ishin dhe të pafat, si në fillimin e pjesës së dytë, ku Diaz goditi shtyllën pingule. Në minutën e 73-të, ishte sërish Rodrygo që u tregua i saktë duke hipotekuar fitoren e Realit. Fal këtij suksesi, Reali qëndron i qetë në krye, në kuotën e 75 pikëve, plus 8 në raport me Barcelonën.

[embedded content]

Pavarësisht kësaj diference të konsiderueshme, Ancelotti qëndron me këmbë në tokë: “Mendoj se kemi një avantazh të rëndësishëm, por do të provojmë t’i fitojmë të gjithë ndeshjet deri në fund, duke nisur nga sfida e radhës ajo kundër Majorkës. Nuk mund të bëjmë llogari pasi La Liga është e hapur, por është e vërtetë që kemi një avantazh të rëndësishëm”, u shpreh Ancelotti duke fol me pas në lidhje me garën me Man.City dhe deklaratën e Pep Guardiolës i cili theksoi se Reali është më i avantazhuar për shkak të kalendarit dhe ditëve të pushimit:

[embedded content]

“Po, ata kanë një kalendar më të ndërlikur, por ky është futbolli modern. Kemi një avantazh të vogël, por kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e ndeshjes. Kemi ende kohë për të folur për atë sfidë”, theksoi Ancelotti në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts