“Po aktron keq”/ Ilnisa përplaset me Orin: Të ka mbetur ‘gozhda në sharrë’!

23:41 – 23.01.2024

Po aktron keq/ Ilnisa përplaset me Orin: Të ka mbetur ‘gozhda në sharrë’!



Opinionistja e Big Brother VIP, Ori Nebijaj është përplasur hapur me banoren e këtij formati Ilnisa Agolli, sa iu përket epiteteve dhe komenteve fyese që gazetarja përdor gjatë debateve me banoret e tjera.

Ori: Nuk e di pse vajzat vazhdojnë dhe grinden me njëra-tjetrën.

Ledioni: Kjo nuk është një çështje gjinore, por nuk kemi akoma dy djem që të debatojnë në të tillë formë?!

Ori: Pikërisht pra, djemtë akoma nuk kanë rënë në të tilla nivele ku të vënë epitete si rrugaçe… Sidomos epitete të tilla që vajzat i kanë vuajtur gjithë jetën. Në këtë lojën e Ilnisës që po faktorizohet edhe ajo në atë formën që vetë ka zgjedhur. Të jetë agresive, të debatojë, konfliktohet, më duket se po aktron pak keq sidomos kur e shoh që teksa po i drejtohet me këto terma Ledionës si rrugaçe dhe shkon e shpjegon…

Ilnisa: Ori…

Ori: Një sekond, një sekond që ta mbaroj. Unë kam shumë probleme, por s’është ky rasti…

Ilnisa: Edhe ne kemi problemet tona, por nuk e di pse të ka mbetur ‘gozhda në sharrë’ vetëm te kjo…

Ori: Të ka mbetur ty o Ilnisa, o Ilnisa…

Ilnisa: Nuk shikon se sa unë të ndjej nga studio dhe nuk ndjen asgjë përveç gozhdës.

Ori: Ohh sa të kam parë o Ilnisa nuk di të të them.

Ilnisa: Atëherë nuk e pres këtë sepse je…

Ori: Aktrimi yt mua më duket në elementin që kur zihesh me vajzat i thua gjërat negativisht me fjalorin që ti mendon, me epitetet që ti mendon…

Ilnisa: ‘Me fjalorin që t’i mendon’ është e tepërt të më vijë nga studio.

Ori: Me fjalorin që ti mendon, ‘debile, rrugaçe’, i ke thënë ti nuk i them unë. Ndërsa kur hynë në dhomën e rrëfimit apo shkon diku tjetër, je poetike, deri në romancë.

Ilnisa: Po ti…

Ori: Moj unë mund ta kem parë gabim, ti tani që je aty brenda të takon që mua dhe atyre që e kanë parë gabim si unë, të na e vësh në vend opinionin.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →