Deputetët e opozitës dhe mazhorancës nisën debatet sot në Kuvend lidhur me Komisionin Hetimor për sterilizimin dhe check up.
Deputeti socialist Tonin Gogu tha se opozita duhet të pranonte dëshminë e Ilir Beqajt me power point (ilustrim me video).
Ai ironizoi opozitën duke thënë se në anglisht ndoshta fjala power point i duket si armë.
Nga ana e saj deputetja demokrate, Ina Zhupa, tha se Parlamenti ka rënë dhe se dje në Komision opozita është kërcënuar, duke theksuar se Beqaj ndonëse i burgosur urdhëronte gardën dhe deputetët e mazhorancës dje.
Pjesë nga debati
Tonin Gogu: Po bëhet show politik nga opozita. Mos mos u trembni nga Power Poinet. Power pointet anglisht duket sikur është armë por mos u trembni. Pranoni dëshmitarët atje.
Kërkesës së Komisionit i mungonin të gjitha kriteret formale. Juve ashtu siç ja bëtë me dije seancës i hapet rrugën një kërkese që s përbushtte kriteret formale. Në rastin konkret nuk kishte një vendim komisioni qoftë dhe të pavlefshëm. Kishte një kërkesë të 7 deputetëve.
Ju zotërinj jeni të interesuar për audiencë politike, nuk jeni të interesuar për të vërtetën. Ju nuk dëgjoni dëshmitarin kryesor, por kërkoni dëshmitar ekstra.
Ina Zhupa: Parlamenti ka rënë. Dje opozita u kërcënua ndërkohë që po kryenin funksione parlamentare. Asnjë dëshmitar nuk lejohet të hyjë në sallë pa e lënë kryetarja e komisionit. Policia e burgjeve, gardistëtë që duhet të ishin atje nuk e ndalonin dot Ilir Beqajn, sepse Beqaj duke qenë 2 metra dhe shok i kryeministrit e ngatërronin me Ramën dhe nuk e ndaluan. Beqaj livadhiste i lirë dhe jepte urdhra gardës dhe deputetëve të mazhorancës se çfarë do të bënin.
Çfarë kushtesh i keni krijuar që i duket kuvendi çnjerëzor dhe burgu parajsë? Beqaj tha se zyrtat e kuvendit ishin kushte çnjerëzore për Beqajn që vinte nga qelitë e paraburgimet. Vinte dhe kërcënonte neve mbylle, gojën, qepe ti, kush je ti. Mbase juve ju komandon Ilir Beqaj.
Ju sot nuk keni moral të mbyllni atë Komision. Ju duhet të vini para përgjegjësisë policët e burgjeve.