Bota Sport

“Po bisedoj me tre skuadra në Serinë A për Asanin”, menaxheri tregon situatën me sulmuesin: Ka pak lojtarë si ai

po bisedoj me tre skuadra ne serine a per asanin menaxheri tregon situaten me sulmuesin ka pak lojtare si ai

































Jasir Asani mund të jetë një opsion për skuadrat italiane pas Euro 2024. Këtë e ka treguar menaxheri shqiptar Serxho Mezi, duke folur për emisionin “1 Football Club”, në “1 Station Radio” në Itali.

asani

“Asani është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë kombëtare. Ai bëri mirë në këto dy ndeshje, edhe ndaj Italisë, ndërsa dje ka dhënë asist. Në çdo ndeshje po dëshmon vlerën e tij. Ai shënoi një gol të çmendur kundër Republikës Çeke në kualifikuese.

Ai është një futbollist i gatshëm për të luajtur në Europë, aktualisht luan në Kore. Ai do të donte të kthehej në Evropë dhe unë jam duke punuar për këtë. Kushdo që e merr do të bëjë një goditje të madhe.

Ai është një lojtar që mund t’i besojë çdo trajner, ai jep shpirtin në fushë. Ka shumë pak lojtarë që dëgjojnë një trajner për nëntëdhjetë minuta dhe ai është një prej tyre.

Klube të Serisë A të interesuara? Unë aktualisht jam duke negociuar për tre skuadra. Sigurisht që nuk mund të them se jemi në një fazë të avancuar, por e kemi diskutuar. Ka konfidencialitet, natyrisht, duke pasur parasysh si zhvillohet Europiani.

Kvaratskhelia? Në rast lamtumire do të kisha edhe një zgjidhje për t’i propozuar Napolit: Asanin!”, tha menaxheri shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts