Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht.
Sipas tij, moszbatimi i plotë dëmton procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e tij dëmton procesin e dialogut”, ka shkruar ai teksa ka ndarë postimin e bashkëthemeluesit të Nismës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus.
Knausi ka thënë se Serbia nuk mund ta injorojë një marrëveshje në të cilën është zotuar se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Serbia nuk mund të injorojë një marrëveshje ku u zotua se s’do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet. Kjo thjesht dëmton procesin e dialogut. Serbia bën më mirë të kundërtën: ta respektojë Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit”, ka shkruar ai, teksa ka thënë se ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duhet ta ketë të qartë se procesi i dialogut dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy çështje të ndara.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co