Kryeministri Edi Rama, në prag të ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg, ka publikuar një foto të tifozëve kuqezi në qytetin gjerman.
Rama ka shprehur respekt ndaj tyre, duke shkruan se ata po “e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë”.
Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se tifozët shqiptarë po lënë “mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”.
Postimi i Ramës:
Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co