Bota

“Po eliminojmë drejtuesit kryesorë”, Netanyahu zotohet për “rritje të presionit” ndaj Hamasit

po eliminojme drejtuesit kryesore netanyahu zotohet per rritje te presionit ndaj hamasit
po eliminojme drejtuesit kryesore netanyahu zotohet per rritje te presionit ndaj hamasit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të martën për të rritur presionin ndaj Hamasit në Gazën e shkatërruar prej luftës, pasi Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar shifrën e lartë të viktimave civile në sulmet e fundit.

Hamasi është shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Netanyahu e ka mbrojtur qasjen e Izraelit në luftën që zhvillohet prej më shumë se nëntë muajsh, duke thënë se “Hamasi është nën presion”.

“Ata po përballen me presion në rritje sepse po i lëndojmë, po eliminojmë komandantët kryesorë dhe mijëra terroristë. Ata janë nën presion për shkak të kërkesave tona të qarta, pavarësisht gjithë presionit”, ka thënë ai.

“Kjo është saktësisht koha për të rritur edhe më shumë presionin, për t’i kthyer në shtëpi të gjitha pengjet – të gjalla dhe të vdekura – dhe për të përmbushur të gjitha objektivat e luftës”, ka thënë Netanyahu.

Komentet e tij vijnë teksa Izraeli ka rritur shkallën e sulmeve në territorin e rrethuar palestinez.

Sipas disa dëshmitarëve në Gazë, tri sulme ajrore kanë lënë më shumë se 40 persona të vdekur brenda një ore ditën e martë.

Në fundjavë është raportuar të jenë vrarë më shumë se 90 persona, si pasojë e bombardimeve izraelite në zona të sigurta.

Netanyahu ka thënë se në atë operacion është shënjestruar shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif dhe njëri prej zëvendësve të tij.

Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë. Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts