“Po ju lë amanet fëmijët”, gazetarja Lala zbulon letrën e bashkëshortes së 35-vjeçarit që e mbante të mbyllur në banesë: Nuk e duroj dot këtë stres!

po ju le amanet femijet gazetarja lala zbulon letren e bashkeshortes se 35 vjecarit qe e mbante te mbyllur ne banese nuk e duroj dot kete stres

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 nga gazetarja Nisida Tufa, foli për ngjarjen në kryeqytet, ku një 35-vjeçar mbante të mbyllur ne banesë nënën, gruan dhe fëmijët e mitur.

Gazetarja Lala zbuloi një pjesë të letrës së bashkëshortes së Jetnor Zhabolit ku ndër të tjera shkuan se “Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë”.

Ndërsa i drejtohej prindërve duke u thënë se “Faleminderit për gjithçka, po ju lë fëmijët amanet. Asnjë nuk ka faj për fundin tim, nuk e përballoj dot këtë stres”.

Pjesë nga intervista:

Lala: Fakti që fëmija nuk dilte, as gruaja, ishin këto detaje që e kishin bërë qytetarin të kuptonte se kishte diçka që nuk shkonte në këtë familje. Në dy vitet e fundit Jetnori filloi të shfaqte problemet mendore.

Pyetje: Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, çfarë shkruhej?

Lala: Letrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se  nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →