Policia ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili u kap me kallashnikov me vete në fshatin në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.
Në pranga ka rënë i riu Marius Haxhi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Strike 16”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.
U kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete, vihet në pranga 29-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 16”.
Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co