Po luante në kopshtin e shtëpisë, zhduket pa gjurmë 2-vjeçari

po luante ne kopshtin e shtepise zhduket pa gjurme 2 vjecari
po luante ne kopshtin e shtepise zhduket pa gjurme 2 vjecari

Orë ankthi në provincën e Barit ku që nga mëngjesi i sotëm ka nisur kërkimi për një fëmijë pak nën 2 vjeç, i identifikuar si Domenico Gallo, i cili u zhduk në lagjen Serralta të Locorotondo.

Familjarët kanë publikuar foton e vogëlushit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe karabinierët. Fëmija ishte veshur një bluzë gri dhe pantallona të shkurtra dhe atlete Adidas blu.

BariToday raporton se djali i vogël humbi teksa po luante në kopshtin e shtëpisë së tij, në një zonë fshati. Në kërkim janë përfshirë zjarrfikës, karabinierë, polici rrugore dhe vullnetarë.

Domenico Gallo do të mbushë dy vjeç muajin e ardhshëm. Ai u zhduk mëngjesin e së martës, rreth orës 11:00, sipas asaj që raportohet, ndërsa ishte nëna e tij ajo që ka ngritur alarmin pasi kuptoi se djali i vogël nuk ishte më pranë shtëpisë.

Bashkia e Lokorotondos publikoi fotot e vogëlushit në Facebook duke kërkuar ndihmë nga qytetarët, por njëkohësisht duke shpresuar që të ketë përgjegjësi nga ana e të gjithëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →