Bota Shqiperia

“Po më mbytet vëllai në La Manche”/ Kur një ngatërresë numri të shpëton jetën! Telefonata nga Shqipëria që “ngriti në këmbë” agjencitë ndërkombëtare

po me mbytet vellai ne la manche kur nje ngaterrese numri te shpeton jeten telefonata nga shqiperia qe ngriti ne kembe agjencite nderkombetare
po me mbytet vellai ne la manche kur nje ngaterrese numri te shpeton jeten telefonata nga shqiperia qe ngriti ne kembe agjencite nderkombetare

Një ngjarje e pazakontë ka qenë ajo që ka rezultuar në shpëtimin e disa emigrantëve shqiptarë që po tentonin të kalonin kanalin e La Manche në mënyrë ilegale.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka qenë një telefonatë nga Shqipëria ajo që ka çuar në një operacion ndërkombëtar që shpëtoi emigrantët, ngjarje e cila ndodhi në 27 gusht.

Vëllai i një prej personave që ishin në varkë, ka telefonuar numrin e emergjencës në Dover, Delauer, SHBA, duke menduar se po komunikonte me Dover, në Britani. Ngatërresë kjo e ndodhur pasi numri i kontaktit është gjetur nga një kërkim në Google.

Biseda mes shqiptarit dhe punonjëses së ndihmës së shpejtë:
Punonjësja: Ku zotëri? Janë në gjirin e Delauerit, apo jashtë?
Shqiptari: Nuk e di me saktësi. Janë në ujë, në mes të ujit atje në Francë, Angli, në mes.
Punonjësja: A janë këto koordinatat?
Shqiptari: Po.

Duke pranuar se përpjekja për të referuar telefonuesin në numrin e emergjencës së Francës mund të kushtonte kohë të çmuar, që mbase ata që ndodheshin në mes të detit nuk e kishin, operatorja mbajti shqiptarin në linjë dhe u lidh vetë me autoritetet franceze duke u përcjellë të dhënat kritike.

Brenda katër minutave, u vendosën kontakte me disa agjenci, duke përfshirë Rojet Bregdetare të SHBA, Rojet Bregdetare Franceze, Rojet Bregdetare të Madhërisë së Tij në Angli, Qendrën e Koordinimit të Agjencisë Detare dhe Bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar dhe stacionet e policisë në Dover, Angli, thanë zyrtarët.

Policia e Dover tha se 15 minuta e 48 sekonda pas thirrjes fillestare, Agjencia Detare dhe e Rojës Bregdetare konfirmoi se ekipet e shpëtimit ishin rrugës për në koordinatat ku ndodhej anija.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts