Bota

“Po më rrezikohet jeta në qeli”- U shtrua në spital pasi vuante nga klaustrofobia dhe kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO merr vendimin për Erzen Breçanin

po me rrezikohet jeta ne qeli u shtrua ne spital pasi vuante nga klaustrofobia dhe kerkoi lirimin nga burgu gjkko merr vendimin per erzen brecanin































Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Erzen Breçanit, i cili kërkoi lirimin nga qelia.

erzen-brecani

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, i cili u arrestua për pastrim parash, pretendoi se i rrezikohej jeta në qeli dhe se vuante nga klaustrofobia.

Në muajin shkurt, ish-zyrtari i lartë i Policisë u dërgua në spitalin e burgut pasi deklaroi se kishte frikë nga ambientet e mbyllura.

Ai kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij, por GJKKO e rrëzoi.

Erzen Breçani u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit.

SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë, ku mes të cilëve ishin Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.

Ata akuzohen për “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal”, “trafik droge”, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Shefi i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts