Sport

“Po përjetoj një moment të madh”, Martinez pas triumfit ndaj Perusë: Shpresojmë të na rikthehet Messi

po perjetoj nje moment te madh martinez pas triumfit ndaj peruse shpresojme te na rikthehet messi
po perjetoj nje moment te madh martinez pas triumfit ndaj peruse shpresojme te na rikthehet messi

Argjentina fitoi edhe sfidën e tretë në grup, atë përballë Perusë, duke u kualifikuar më tej në çerekfinale të Coppa Amerika. Pavarësisht mungesës së Leo Messit në fushën e lojës, Lautaro Martinez i dhuroi suksesin bardh e kaltërve me një dy golësh. Ishte pikërisht sulmuesi i Interit, që nuk e fshehu gëzimin, jo vetë për fitoren e skuadrës së tij, por edhe për realizimin dy golëshit, që përcaktoi sfidën.

“Po përjetoj një moment të madh, si me Interin po ashtu edhe me Argjentinën. Të veshësh fanellën e vendit tënd, të jep një emocion të papërshkrueshëm. Messi është më mirë, shpresojmë ta kemi të gatshëm për të na ndihmuar që në ndeshjen e rradhës”, theksoi ndër të tjera “El Toro” Martinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts