Sport

“Po përmirësohemi çdo ditë”, tekniku i bardhezinjve Motta: Ndaj Comos do të jetë e vështirë, ata kanë entuziasëm

po permiresohemi cdo dite tekniku i bardhezinjve motta ndaj comos do te jete e veshtire ata kane entuziasem
po permiresohemi cdo dite tekniku i bardhezinjve motta ndaj comos do te jete e veshtire ata kane entuziasem

Thiago Motta ka folur sërish për projektin bardhezi, që ka marrë përsipër ta udhëheqë: “Nga Bologna te Juventusi, kam të njëjtën ide për futbollin. Tani është një periudhë e re, në një ekip që po ndërtohet. Juventusi po përmirësohet dita-ditës, jemi gati të përballemi me ndeshjen e parë të kampionatit.

Jeta ime ka qenë gjithmonë brenda futbollit, kam qenë në këtë botë për shumë vite, kam parë shumë gjëra të nivelit të lartë. Edhe sot jemi në një nivel shumë të lartë, duhet të mbajmë të njëjtin përkushtim, të njëjtën vendosmëri, përqendrim dhe ambicie ditë pas dite. Të mos harrojmë se jemi pjesë e një klubi të madh. Të gjithë ne jemi të rëndësishëm, por asnjë thelbësor.

Duhet të japim maksimumin për të ngritur gjithnjë e më shumë nivelin e këtij klubi. Për të luajtur mirë duhet të kesh ekip të ekuilibruar, që di të mbrohet. Unë aspiroj një ekip që mbrohet së bashku, që ka dëshirën për të pasur topin, që sulmon së bashku. Një lojë e mirë do të thotë shumë gjëra, një përpjekje e madhe mendore, fizike dhe teknike në fushë”.

Për ndeshjen kundër Como-s: “Synimi ynë tashmë është të mendojmë për ndeshjen e parë të kampionatit. Do të luajmë kundër një ekipi plot entuziazëm, sepse vjen nga një kampionat i Serie B shumë i mirë.

Të gjitha skuadrat që ndjekin këtë rrugë, pra ngjten në Serie A, normalisht në fillim të sezonit e ruajnë këtë entuziazëm. Ne duhet ta përballojmë Como të përqendruar dhe të vendosur për të bërë paraqitje sa më të mirë, për të marrë fitoren”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts