“Po provokojnë”/ Policia e Kosovës publikon fotot: Xhandarmëria serbe ka shkelur vijën ndarëse kufitare në Merdar

po provokojne policia e kosoves publikon fotot xhandarmeria serbe ka shkelur vijen ndarese kufitare ne merdar




































Policia e Kosovës tha se dyshohet se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe, në stacionin policor kufitar në Merdar.

xhandarmeria serbe

Sipas njoftimit, me një makinë të tipit “Land-Rover”, ata kanë shkelur vijën kufitare “që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në”.

“Më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është parë një makinë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe. Sipas informacioneve aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia iu ka bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime për ruajtjen e stabilitetit dhe të respektimit të marrëveshjeve për menaxhim të integruar kufitar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →