Kosova

Po punonte me eskavator, burri në Kosovë zbulon 100 plumba në tokë dhe armë shpërthyese

po punonte me eskavator burri ne kosove zbulon 100 plumba ne toke dhe arme shperthyese
po punonte me eskavator burri ne kosove zbulon 100 plumba ne toke dhe arme shperthyese

Një burrë në Rahovec të Kosovës ka gjetur tre mjete të dyshuara shpërthyese. Përveç mjeteve të shpërthyese të tipit A-6, burri ka gjetur edhe rreth 100 fishekë.

Për këtë rast, është njoftuar në mënyrë urgjente Njësia për Deminimin pranë Policisë së Kosovës. Plumbat dhe mjetet shpërthyese janë zbuluar, në kohën që burri ka qenë duke punuar me eskavator, shkruajnë mediet në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, armët janë zbuluar në fshatin Dejnë. “Dejnë, Rahovec 18.06.2024-15;40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se përderisa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në tri mjete të dyshuara shpërthyes të tipt A-6 dhe rreth 100 fishekë. Është informuar njësia për deminim”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts