“Po tentohet t’i bllokohen llogaritë PL”- Denoncimi i Ilir Metës: Duan të asgjësojnë pluralizmin politik! Presidenti i Partisë së Lirisë i kthehet Tedi Blushit: Më dukesh shumë i butë

po tentohet ti bllokohen llogarite pl denoncimi i ilir metes duan te asgjesojne pluralizmin politik presidenti i partise se lirise i kthehet tedi blushit me dukesh shume





































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi sot kryesinë politike. Në fjalën e tij mes të tjerave ai denoncoi se po tentohet t’i bllokohen llogaritë bankarë kësaj force politike.

ilir meta

Meta tha se këto sulme ndaj Partisë së Lirisë bëhen me qëllim asgjësimin e saj, por edhe të pluralizmit politik në vendin tonë.

“Një banke e nivelit te dyte ka bërë tentative mafioze per te bllokuar lëvizjet ne llogarite bankare te Partisë se Lirisë per te krijuar probleme artificiale me pagesat e administratës se PL. Nuk mund të them emrin e bankës së mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke i bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin investimet nga ajo bankë, ta falimentoj më keq se Suden.

Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën?! Do fshehin aferën më të zezë, aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës?!  Hë mo Tedi e fshehin dot? E fshehin dot shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz të Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre për të përdorur për të ekzekutuar pluralizimin politik në Shqipëri… Hë mo Tedi, e qartë? S’më dukesh shumë i qartë! Më dukesh shumë i butë”, tha Meta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →