Dy autobusë të një kompanie udhëtimi nga Kosovë janë sulmuar me gurë ditën e sotme teksa udhëtonin përmes Serbisë.
Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Përfaqësuesi i kompanisë së mjeteve që ranë pre e sulmeve ka thënë për mediat në Kosovë se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia dhe se dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe mjete tjera.
“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thyer. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mundur me i gjet ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusë i kanë sulmuar”, ka zbuluar ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co