“Po vrasin edhe mjekët e infermierët”/ Spitali Nasser në Rafah kthehet në zonë beteje, ushtarët izraelitë qëllojnë çdo njeri që shohin

po vrasin edhe mjeket e infermieret spitali nasser ne rafah kthehet ne zone beteje ushtaret izraelite qellojne cdo njeri qe shohin
po vrasin edhe mjeket e infermieret spitali nasser ne rafah kthehet ne zone beteje ushtaret izraelite qellojne cdo njeri qe shohin

Situata në spitalin Nasser po bëhet “gjithnjë e më e rrezikshme” për personelin mjekësor dhe qindra persona të zhvendosur që strehohen atje.

Al Jazeera raporton se ushtria izraelite lëshoi urdhra të ashpra evakuimi dhe tashmë ka shkatërruar portën veriore të spitalit dhe e ka bllokuar atë me një grumbull mbeturinash dhe rëre.

“Zona e spitalit është kthyer në një zonë beteje me shumicën dërrmuese të ndërtesave dhe rrugëve të shkatërruara. Ushtarët po qëllojnë çdo njeri që shohin, duke përfshirë një mjek dhe një infermiere. Ka kufoma në oborr. Njerëzit u vranë pasi iu tha të evakuoheshin. Ka edhe përmbytje të ujërave të zeza në spital pasi objekti është pa energji elektrike”, raporton Al Jazeera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →