Shqiperia

Pogradec/ Furgoni del nga rruga në mes të qytetit dhe përplaset, plagosen shoferi dhe pasagjeri

pogradec furgoni del nga rruga ne mes te qytetit dhe perplaset plagosen shoferi dhe pasagjeri
pogradec furgoni del nga rruga ne mes te qytetit dhe perplaset plagosen shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një lokali.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale ndërsa drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore por do t’iu nënshtrohen vizitave mjekësore.

Policia ndërkohë shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts