Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër, dhe asgjësohen në total 3865 fidanë dhe bimë cannabis sativa.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për kultivimin e 128 fidanëve në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.
Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis, në fshatin Lohe, Malësi e Madhe. Për këtë rast, procedohen penalisht edhe kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve, për shpërdorim të detyrës.
Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
-në fshatin Lohe, Malësi e Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabisi. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasit P. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe për shtetasit M. B., kryetari i fshatit, dhe A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në territorin e njësive administrative Shosh dhe Pult, Shkodër, u gjetën 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën 438 fidanë cannabisi;
-në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në oborrin e një banese, u gjetën 128 fidanë cannabis sativa. Për këtë rast u arrestua shtetasi I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, shtetasja V. D., 56 vjeçe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
-në territorin e qarkut Lezhë, u gjetën në total 562 bimë cannabisi, nga këto: 263 në fshatin Kepsh-Velë, 203 në vendin e quajtur “Mali i Gjashit”, 58 në fshatin Rras dhe 38 në fshatin Zall Xhuxhë;
-në Malësinë e Krujës, u gjetën 437 bimë të dyshuara narkotike cannabis.
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë.
Strukturat hetimore të drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co