Policia Rrugore e Fierit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë muajit janar, janë vënë në pranga 29 drejtues mjetesh, nga këta 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë pezulluar 61 leje drejtimi.
Kontrollet e shtuara kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Si rezultat, gjatë muajit janar, janë ndëshkuar administrativisht në total 8243 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
5334 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
512 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
796 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
114 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
70 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësi të këmbësorëve;
294 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Policia Rrugore Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co