Kosova

Policia e Kosovës zhvillon aksion të gjerë kundër trafikimit të drogës dhe krimeve kibernetike, arrestohen 10 persona

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në tri rajone të vendit, me fokus goditjen e grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike dhe krimet kibernetike. Gjatë aksionit janë arrestuar deri tani 10 persona, ndërsa pritet që të arrestohen edhe të tjerë të dyshuar.

Operacioni, i koordinuar me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka përfshirë kontrolle në një numër të konsiderueshëm lokacionesh, ku janë sekuestruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë hetimeve. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, njoftoi se aksioni vijon dhe ende nuk është përfunduar, duke shtuar se veprimet e mëtejshme do të zhvillohen në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

“Pas një pune intensive hetimore, sot në orët e hershme të mëngjesit u zhvillua operacioni policor në tri rajone të Kosovës, me qëllim luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kibernetike. Për informacione të mëtejshme do të njoftojmë pas përfundimit të plotë të operacionit,” tha Kelani.

The post Policia e Kosovës zhvillon aksion të gjerë kundër trafikimit të drogës dhe krimeve kibernetike, arrestohen 10 persona appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts