Bernë, 21 gusht -Mediat serbe paskan « zbuluar » bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç se « MPB sot ka marrë informacion zyrtar për personin që dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, një kosovar nga Zvicra me emrin Denis Krasniqi (1998) prindërit e të cilit janë nga Kosova».
Beogradi e thotë se kërcënuesi në aeroportin “Nikola Tesla” në Serbi është një « shqiptar nga Zvicra », por Berna ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.
Lidhur me këtë aferë, gazeta zvcerane në shqip Le Canotn27.ch ka kontaktuar sot autoritetet e sigurisë në Zvicër (Fedpol dhe Minsitrinë Publike) në Bernë.
Se sa qëndron se pas kërcënimeve në aeroportin “Nikola Tesla” në Serbi qenka një shqiptar nga Zvicra, nga policia federale në Bernë kanë deklaruar se « Fedpol është në kontakt të përhershëm me autoritetet partnere kombëtare dhe ndërkombëtare dhe koordinon shkëmbimin e informacionit. Ne jemi në dijeni të rastit që ju përmendni. Për shkak të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, ne nuk komentojmë persona apo raste individuale.
Ngjashëm kanë pohuar edhe autoritetet nga Minsitria Publike e Zvcrës. « Prokurori Publik i KPM-së së Konfederatës: Ju falënderojmë për kërkesën tuaj, së cilës nuk mund t’i përgjigjemi. Ligji përcakton kur parimisht mund të japim informacion për një temë ose kur plotësohen kushtet. Ne nuk mund t’i përgjigjemi një kërkese të thjeshtë për emrin e një personi apo institucioni» thuhet ne njoftimin nga Ministria Publike e Zvicrës dërguar redaksisë së gazetes Le Canton27.ch.
Pra, Zvicra është në dijeni për rastin në fjalë, por ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se kush qëndron pas këtyre mesazheve kercënuese, për të cilat hetimet vazhdojnë…ka shkruar në fund Le Canton27.ch, duke ju referuar burimeve të autoriteteve zvicerane./La Canton 27.ch/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co