Policia gjermane me masa të rrepta ndaj tifozerive në Euro2024, fansat e dhunshëm ndalohen të ndjekin sfidat

policia gjermane me masa te rrepta ndaj tifozerive ne euro2024 fansat e dhunshem ndalohen te ndjekin sfidat
policia gjermane me masa te rrepta ndaj tifozerive ne euro2024 fansat e dhunshem ndalohen te ndjekin sfidat

Drejtoria e Policisë Federale të Mynihut ka shtuar forcat gjatë Kampionatit Evropian, teksa raportohet se prej nisjes së turneut autoritetet kanë ndaluar 37 tifozë të dhunshëm nga hyrja në stadiume.

Në periudhën nga 7 qershori deri më 27 qershor 2024, oficerët e Policisë së Mynihut kontrolluan 238,336 persona duke zbuluar 1030 hyrje të paautorizuara, nga të cilat, 605 u refuzuan. Nga këto, 83 raste përfshinin refuzime të personave që ishin dëbuar më parë.

Më shumë se dy të tretat e hyrjeve të paautorizuara në Gjermani u zbuluan në kufirin me Austrinë.

Sakaq, Policia Federale ka rinisur përkohësisht kontrollet kufitare në të gjithë kufijtë e brendshëm të Shengenit që nga data 7 qershor 2024 me rastin e EURO 2024.

Vendosja e Policisë Federale në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani është dislokimi më intensiv i personelit që nga themelimi i agjencisë.

Në mbarë vendin, deri në 22,000 oficerë policie janë vendosur në kufij, aeroporte, porte detare dhe stacione treni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →