Bota

Policia “mësyu” brenda dhomës, por i riu nuk iu bind urdhrave të efektivëve dhe… Ç’ndodhi në hotelin në Tiranë, ja çfarë iu gjet 33-vjeçarit

policia mesyu brenda dhomes por i riu nuk iu bind urdhrave te efektiveve dhe cndodhi ne hotelin ne tirane ja cfare iu gjet 33 vjecarit





































Policia ka vendosur në pranga një 33-vjeçari pasi gjatë kontrolli të ushtruar në dhomën e hotelit ku i riu ishte akomoduar, iu gjet kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

arrestim

Gjithashtu, 33-vjeçari me iniciale K. A., gjatë ndërhyrjes së efektivëve në dhomën e hotelit tek Rruga e Kavajës, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

I riu banues në Tiranë u arrestua për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Room”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Room”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 242, 278dhe 283 të Kodit Penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ushtruar kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, në të cilën akomodohej shtetasi K. A. Ky shtetas gjatë ndërhyrjes, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të dhomës, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts