![“Policia, policia!”/ Momenti ku arrestohen trafikantët e lëndëve eksplozive, ja si e kishin “maskuar” tritolin 2 policia policia momenti ku arrestohen trafikantet e lendeve eksplozive ja si e kishin maskuar tritolin](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/policia-policia-momenti-ku-arrestohen-trafikantet-e-lendeve-eksplozive-ja-si-e-kishin-maskuar-tritolin.jpg)
Kanë dalë pamjet nga operacioni i forcave shqiptare të rendit dhe FSK-së, ku u godit një grup i cili kryente transportin e lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.
Si pasojë e operacionit u arrestuan tre persona dhe dy të tjerë janë ende në kërkim.
Nga pamjet e publikuara nga Policia, zbulohet se trafikantët e kishin fshehur eksplozivin në kutitë e lëngjeve të frutave, në përpjekje për t’i kamufluar.
Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj, zbuloi se në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co