Policia Rrugore e Tiranës, 25 drejtues mjetesh të arrestuar dhe mbi 10 mijë gjoba/ Bilanci javor

policia rrugore e tiranes 25 drejtues mjetesh te arrestuar dhe mbi 10 mije gjoba bilanci javor
policia rrugore e tiranes 25 drejtues mjetesh te arrestuar dhe mbi 10 mije gjoba bilanci javor

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka publikuar bilancin 1 javor të masave administrative të aplikuara ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se gjatë 1 jave janë arrestuar 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona për pa leje drejtimi, 12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit, si dhe 1 për largim nga vendi i aksidentit, në total 25 persona.

[embedded content]

Ndërkohë masat administrative të aplikuara:

• 📈 10.301 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,471 në ditë.
• 🌑 62 masa për xhama të zinj.
• 🚗💨 747 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 📱 306 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 🔒 623 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 🛑 7 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• ⚠️ 564 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 🅿️ 6.324 masa për qëndrim të gabuar.
• 🏍️ 894 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

• 🍺 32 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 🚗💨 29 raste për tejkalim shpejtësie.
• 🚗💨 14 raste të ndryshme

Policia njofton se 9 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →