Policia spanjolle godet rrjetin ndërkombëtar të falsifikimit të parave prej 1 milion eurosh, ‘mashtronin’ makineritë e pagesave

policia spanjolle godet rrjetin nderkombetar te falsifikimit te parave prej 1 milion eurosh mashtronin makinerite e pagesave
policia spanjolle godet rrjetin nderkombetar te falsifikimit te parave prej 1 milion eurosh mashtronin makinerite e pagesave

Policia spanjolle në Barcelonë arrestoi këtë të shtunë 14 persona që dyshohet se kanë prodhuar kartëmonedha false 100 euroshe me vlerë prej një milion eurosh. Autoritetet vendase thonë se cilësia ishte tejet e lartë, duke arritur të mashtrojnë makinat automatike të pagesave.

Banda, e cila kishte seli në Napoli, Romë dhe Barcelonë, shpërndante kartëmonedha false në Itali, Francë, Greqi dhe Spanjë. Policia spanjolle tha se kartëmonedhat e falsifikuara ishin të standardit shumë të lartë pasi grupi përdorte bojëra dhe filigranë të veçantë.

Shtypshkronja klandestine, e cila është çmontuar, funksiononte nga shtëpitë në Napoli dhe Romë nga anëtarë të bandës me origjinë pakistaneze.

Dy herë policia arrestoi shpërndarësit në aeroportin e Barcelonës dhe stacionin e autobusëve të qytetit, të cilët mbanin 70,000 euro kartëmonedha false, tha policia.

Operacioni ndërkombëtar i policisë që përfshin forcat në Spanjë, Itali dhe Greqi, filloi në nëntor të vitit të kaluar pasi një numër i madh kartëmonedhash false u zbuluan në Barcelonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →