Policia spanjolle godet “super shtëpinë e barit” me 2500 rrënjë kanabis, pranga katër shqiptarëve

policia spanjolle godet super shtepine e barit me 2500 rrenje kanabis pranga kater shqiptareve
policia spanjolle godet super shtepine e barit me 2500 rrenje kanabis pranga kater shqiptareve

Policia spanjolle ka çmontuar një makro kultivim “të brendshëm” me afro 2500 bimë marijuane në një magazinë industriale në Cuarte de Huerva. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar katër persona të kombësisë shqiptare të moshave 23 deri në 33 vjeç.

Ky biznes i paligjshëm kryhej në një magazinë të pajisur plotësisht për kultivimin e marijuanës, kishte hapësira të ndryshme në varësi të rritjes së bimës.

Gjithashtu kishte një hapësire për të banuar tre persona, që ruanin plantacionin. Zëdhënësja e Gardës Civile, Ana Cristina Ortin, shpjegoi se “ata kishin gjithçka të nevojshme për rritjen e bimëve.

Ato ishin të pajisura me një sistem ndriçimi, lagështimi dhe ajrimi”. Gjithashtu, plantacioni ishte i lidhur me rrjetin publik. Gjyqtari ka urdhëruar paraburgosjen në Zuera të tre rojeve shqiptarë, por edhe të një personi tjetër, me precedentë të shumtë, i ngarkuar me ushqimin e të arrestuarve të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →