Policia zbardh detaje nga ngjarja në Maliq: 25-vjeçarja pretendon se është shfrytëzuar për prostitucion nga bashkëjetuesi dhe nga një grua! Dy tutorët shpallen në kërkim

policia zbardh detaje nga ngjarja ne maliq 25 vjecarja pretendon se eshte shfrytezuar per prostitucion nga bashkejetuesi dhe nga nje grua dy tutoret shpallen ne kerkim





































Policia e Korçës zbardh detaje të reja nga rasti në Maliq, ku një 25-vjeçare denoncoi në polici se rreth 1 vit më parë, është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi A. F., 34 vjeç dhe nga shtetasja R. M., 34 vjeçe.

policia korce

Panorama Online raportoi më herët se e reja nënë e dy fëmijëve kishte nisur marrëdhënie jashtëmartesore me pronarin e stallës ku ishte punësuar në Maliq.

Por që më vonë rezultoi se pronari kishte qëllime djallëzore për të. Ai bashkë me kushërirën e tij në Athinë kishin plane tjera për të renë.

Lidhur me rastin policia e Korçës bën me dije se mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur një shtetase 25 vjeçe, e cila ka pretenduar se rreth 1 vit më parë, është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi A. F., 34 vjeç dhe nga shtetasja R. M., 34 vjeçe.

Menjëherë pas deklarimit të 25-vjeçares, ka nisur puna për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për provimin e rrethanave të këtij kallëzimi.

Nga verifikimet e deritanishme, ka rezultuar se shtetasja R. M., është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →