“Politikani kapërcen ‘ylberin’ se…”- Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: U nxitua, nuk i ofruam ofiq partiak! Asnjë ish-ministër apo zyrtar i majtë nuk do të jetë në strukturat e partisë

politikani kapercen ylberin se agron shehaj i pergjigjet arben malajt u nxitua nuk i ofruam ofiq partiak asnje ish minister apo zyrtar i majte nuk do t








































Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj në një opinion për Gazetën Panorama ka zbardhur prapaskenat e një ftesë të ardhur nga Partia e Agron Shehajt për të qenë pjesë e saj, madje duke i ofruar një post “nënkryetari të degës nr.5” në Tiranë.

Arben Malaj-Agron Shehaj1

Në reagimin e tij, Malaj rendiste 8 arsyet pse nuk do ta pranonte këtë ftesë, teksa është shprehur se ai kishte mbajtur postet më të rëndësishme ne Financat e vendit dhe se kishte zgjidhur krizën e  Piramidave, ndërkohë që prej 16 vitesh kishte qene pjesë e parlamentit. Nga ana tjetër Partia e Shehajt i kishin ofruar një post nënkryetari dege.

“Para disa ditësh më ra telefoni, ishte një numër i panjohur. Vazhdoj të ndiej një detyrim mirënjohës ndaj njerëzve dhe iu përgjigja pa vonesë. Zonja në anën tjetër pyeti nëse po fliste me mua.

Iu identifikova menjëherë. Zonja po telefononte nga partia e zotit Shehaj dhe më kërkoi që në riorganizonim e njësisë nr. 5 në Tiranë të isha nënkryetar. Më duhet ta sqaroj zonjën se kisha shërbyer për 16 vjet si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës në vitet 1997-2013 dhe se në vitet 1997-2005 kisha shërbyer si ministër Finance dhe ministër ekonomie. Gjatë këtyre viteve pata mundësinë që me integritet të thellë, me dashuri të madhe dhe me profesionalizëm të spikatur, të arrij ta nxjerr vendin nga kurthi i firmave piramidale.

Shpesh, pas vitit 2013 kur nuk jam më aktiv në PS dhe politikë janë disa parti të spektrit të majtë apo edhe të djathtë me ftojnë t’u bashkohem atyre. Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme” shkruan Malaj.

Me tej, Arben Malaj shkruan se: “Nuk i preferoj kërcimet nga njëra parti në tjetrën për poste deputetësh apo ministrore. Churchill deklaronte se: “për parime unë ndërroj parti, për parti nuk ndryshoj parime”. Janë të pakta rastësi ky i Churchill-it kur kalimi nga një parti në tjetrin bëhet për të krijuar mazhoranca të reja parlamentare. Politikani që bën këtë kalim “ylberi”, e bën, sepse me këtë kapërcim, ai bëhet lider i partisë së tij dhe vendit të tij”.

 (LEXO KETU REAGIMNIN E ARBEN MALAJT)

Në një reagim për mediat, Partia Mundësia e Agron Shehajt shkruan se Arben Malajt iu ofrua vetëm një post në radhët e saj dhe se ky i fundit u nxitua të “duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak”.  Ndërkohë që në këtë reagim shprehet se: “Asnjë ish ministër apo zyrtar i majtë në strukturat e Partisë Mundësia”.

“Asnjë ish ministër apo zyrtar i majtë në strukturat e Partisë Mundësia! Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona. Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik.

Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor por që mesa duket z Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak.

Ky model i hapur politik na dallon prej të tjerëve dhe falenderojmë mijëra shqiptarët që janë bashkuar për opozitë të vërtetë si dhe stafin e Partisë Mundësia që po bën një punë të jashtëzakonshme për të kontakuar këdo që identifikohet me vlerat e djathta dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti politik afatgjatë”, thuhet në reagimin e partisë së Agron Shehajt.

Mundesia1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →