Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, është shprehur se politikat “anti-produkt shqiptar” të qeverisë Rama po shkatërrojnë e rrënojnë vit pas viti fermerin dhe blegtorin vendas.
Sipas tij këto politika kanë qëllimin okult të favorizimit të një grushti miqsh importues.
Reagimi i plotë:
Politikat Rama anti-bujqësi si bilanc “lufte”, humbet blegtori vendas, fitojnë vetëm miqtë importues.
Të dhënat janë alarmante, numri i krerëve vazhdon të bjerë vit pas viti.
2023: ulen brenda 1 viti me 11% numri i gjedhëve, dhive dhe deleve.
2023: ulje vjetore me 7% të prodhimit të qumështit vendas.
E si të ishte ndryshe, me politikat e subvencioneve më të ulta në rajon dhe me skemën vrastare të diferencimit të TVSH-së e gërshetuar me interesat e qarta për të mbështetur disa miq importues, po shkatërrojnë qëllimisht dita ditës një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.
Flasim shqip por vetëm “shqip” nuk konsumojmë.
Kryeministri dhe qeveria “anti prodhim shqiptar” vetëm një gjë ende nuk ka bërë, atë të vendosjes në cdo pikë kufitare të një tabele me shkrimin: hajdeni turistë në Shqipëri të shijoni natyrën e zotit, se produkte shqiptare të dorës së njeriut nuk do mund ti provoni dot.
Ndryshimi politik emergjencë kombëtare, të gjithë bashkë o sot o kurrë për një Shqipëri të shqiptarëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co