Senati i SHBA votoi për të mbështetur një projekt-ligj që parashikon 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Financimi është thelbësor për aftësinë e Kievit për të zmbrapsur sulmet ruse dhe për të mbajtur në këmbë ekonominë e tij të goditur ndërsa lufta i afrohet vitit të tretë. Projektligji i SHBA-së ende nuk do të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, ku është përballur prej kohësh me kundërshtime.
Estonia, Letonia dhe Lituania lëshuan protesta diplomatike të mërkurën në Moskë pasi policia ruse vendosi politikanë kryesorë baltikë në listën e të kërkuarve për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike. Tre shtetet baltike dikur sundoheshin nga Moska, por tani janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe që nga pushtimi rus në Ukrainë janë shfaqur si mbështetës të vendosur të Ukrainës dhe kritikë të zëshëm të Rusisë.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe Sekretari i Shtetit Taimar Peterkop ishin të dy në listën e kërkuar nga policia, ashtu si edhe ministri lituanez i Kulturës Simonas Kairys dhe rreth 60 anëtarë aktualë dhe ish-deputetë të Parlamentit të Letonisë, sipas Rusisë. Agjencia shtetërore ruse TASS tha të martën se zyrtarët baltik akuzoheshin për “shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë”, akte që dënohen me pesë vjet burg sipas kodit penal rus.
Estonia në një deklaratë tha se diplomatët e saj kishin “shprehur indinjatën” dhe kërkuan një shpjegim nga Kremlini. “Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi gjithashtu përfaqësuesin e Rusisë se këto hapa të shtetit rus nuk do të na pengojnë të bëjmë gjënë e duhur dhe Estonia nuk do të ndryshojë mbështetjen e saj të vendosur për Ukrainën”, thuhet në deklaratë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co