Bota Shqiperia

Porti i ri në Porto Romano, Rama batuta me holandezët: Italia më shumë se sa vend mik, por.. Shqipëria i bën të gjithë të bien në dashuri dhe i shtyn nëpër xhelozira të çuditshme!

porti i ri ne porto romano rama batuta me holandezet italia me shume se sa vend mik por shqiperia i ben te gjithe te bien ne dashuri dhe i shtyn neper xhelozira te cuditshme





































Kryeministri Edi Rama është shprehur se projekti për portin e ri në Porto Romano do t’i kthejë qytetit të Durrësit reputacionin e kohëve të vjetra.

rama

Në hapjen e garës për ndërtimin e portit, Rama shkëmbeu batuta me përfqësuesit e kompanisë holandeze që do të bëjë mbikëqyrjen e punimeve.

“Durrësi do të rifitojë reputacionin që ka pasur në kohëra të vjetra që ishte pikë referimi sidomos në marrëdhënie me Italinë. Marrëdhënia me Italinë për ne është speciale, kemi shumë miq por Italia është më shumë se sa kaq”, tha Rama.

Më pas kreu i qeverisë shtoi: “Këtë e dinë të gjithë, nuk është arsye për të qenë xheloz. Kam vënë re që Shqipëria i bën të gjithë të bien në dashuri dhe pastaj dashuria disa i shtyn nëpër xhelozira të çuditshme.”

Rama: Durrësi me këtë port dhe me projektet e tjera që po zhvillojmë, apo që po bëjmë gati për të zhvilluar, më në fund do të ketë të gjithë atë peshë që duam ti japim.

Do të rifitojë reputacionin që ka pasur në kohëra të vjetra që ishte pikë referimi sidomos në marrëdhënie me Italinë.

Marrëdhënia me Italinë për ne është speciale, kemi shumë miq por Italia është më shumë se sa kaq. Këtë e dinë të gjithë, nuk është arsye për të qenë xheloz. Kam vënë re që Shqipëria i bën të gjithë të bien në dashuri dhe pastaj dashuria disa i shtyn nëpër xhelozira të çuditshme.

Kur bie në dashuri edhe një holandez, që nuk shquhen për këtë pasi dashuria e tyre kalon përmes llogarive. Ne kemi konstatuar që Shqipëria i ka hyrë Eric dhe i ka pushtuar një pjesë të vogël dhe strategjike të mënyrës së tij të menduarit si tregtar holandez, gjë që ka influencuar edhe kompaninë. Kontratat që kemi lidhur me kompaninë për mbikëqyrjen e punimeve është një kontratë shumë e mirë për ne, duke pasur parasysh kërkesat e fillimit që ishin më të larta.

Na jep shpresë Eric që duke të mbajtur këtu edhe 2-3 vite të tjera, gjysma jote do të jetë shqiptar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts