Paris Saint-Germain po mendon të bëjë një ndryshim në portë në sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport Deutschland, klubi francez nuk është i kënaqur me paraqitjet e Gianluigi Donnarumma, i cili erdhi në vitin 2021 nga Milani si transferim i lirë.
Problemi është se paraqitjet për klubin ishin shumë të luhatshme në krahasim me pritshmëritëdhe kështu klubi i Nasser Al-Khelaifi kontaktoi Gregor Kobel, portierin e Borussia Dortmundit.
Nuk mungon konkurrenca, në fakt edhe Chelsea, Manchester United dhe Tottenham do të donin ta blinin zviceranin Kobel, por tashmë ai ka bërë të ditur se kalimi në kryeqytetin francez nuk do të ishte problem. Kontrata e tij me Borussia Dortmund skadon në verën e vitit 2028, gjë që i lejon gjermanët të mund të kërkojnë një shumë të konsiderueshme për ta lënë të lirë “gardianin”. Këtë sezon Kobel ka luajtur 29 ndeshje në Bundesligë, Champions League dhe DFB Cup.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co