Portieri i Egnatias: Mund të ruajmë vendin e parë deri në fund, ndaj Vllaznisë ndeshje emocionuese

portieri i egnatias mund te ruajme vendin e pare deri ne fund ndaj vllaznise ndeshje emocionuese
portieri i egnatias mund te ruajme vendin e pare deri ne fund ndaj vllaznise ndeshje emocionuese

Portieri i Egnatias, Alen Sherri analizoi humbjen 2-1 ndaj Vllaznisë.

“Sa herë që kam ndeshje ndaj Vllaznisë, kam një farë emocioni, është ndjesi tjetër, është ndryshe nga të tjerat. Kam kaluar një pjesë shumë të madhe të karrierës këtu dhe pa diskutim që mbetet.

Për mënyrën se si erdhën golat, mendoj se mund të bëja më mirë te goli i dytë. Te i pari ishte një befasi më shumë edhe pse në minutat e parë u ndëshkuam shumë shpejt. Nuk u futëm shpejt në lojë. Vllaznia e ka sulmin e fortë, sidomos në ndeshjet e fundit, ka shumë kualitet. Bekimi është ndër sulmuesit më të mirë, nuk është më kot ndër golashënuesit më të mirë, nuk është e lehtë të luash kundër tyre.

Edhe këto ndeshjet që po luajmë tani, për ne janë përgatitore për “Final Four”. Edhe pse çdo gjë nuk është e mbyllur matematikisht por ne përgatitëm se çdo ndeshje do ketë specifikën e vet, do jetë edhe barazimi në lojë. Në ndeshje teke mund të ndodhë siç ndodhi sot, e duhet të na bëhen mësime që të mos na ndodhin në “Final Four”, më mirë që na ndodh tani. Për Kupën nuk kemi problem, vazhdojmë e prodhojmë ndeshje të mira, edhe pse jo gjithmonë rezultati shkon në favorin tonë. Sot ishte ndër ndeshjet që kemi bërë lojë të mirë, rezultati mund të shkonte nga të dy anët, por i buzëqesh më shumë Vllaznisë.

Nëse nuk jemi ne kampionë? Normalisht që është e çuditshme ta them por normalisht që Vllaznia.

Mendoj që ne mund të ruajmë vendin e parë deri në fund edhe pse kemi provuar rotacionin, por nuk do jetë problem që të ruajmë kreun deri në fund” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →