Posedonte kokainë, vihet në pranga 35-vjeçari! Ja çfarë u sekuestrua

posedonte kokaine vihet ne pranga 35 vjecari ja cfare u sekuestrua



































Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili posedonte lëndë narkotike të llojit kokainë.

TiraneEE

Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar rreth 320 gramë kokainë.

Bëhet me dije po ashtu se është duke u punuar për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Terminal”.

Sekuestrohen rreth 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Terminal”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Arben Broci”, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →