Kosova

Postera kundër Listës Serbe e Milan Radojiçiçit në veri të Kosovës

postera kunder listes serbe e milan radojicicit ne veri te kosoves
postera kunder listes serbe e milan radojicicit ne veri te kosoves

Në veri të vendit janë vendosur postere kundër Listës Serbe, me foton e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojiçiq, të mbuluar me ngjyrë të kuqe.

Fotografitë janë publikuar nga zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq.

“Çfarë mendojnë qytetarët për liderin bandit të listës serbe (Leposaviq, Zubin potok, Soçanicë)?!👇👇”, ka qenë mbishkrimi që ka vendosur ai mbi këto fotografi.

“Kush është Radiçiq? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Një terrorist. Thuaj JO organizatës terroriste Srpska lista”, shkruhet në poster.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts