Numri një i stolit të Portugalisë, Roberto Martinez doli në konferencë në prag të ndeshjes me Slloveninë, takim ky i vlefshëm për Europian.
“Një turne i ri fillon tani, është brenda ose jashtë. Por mund të them se pas këtyre tri ndeshjeve të para, skuadra është gati, nuk është e lehtë të luajmë në Kampionatin Evropian, por jemi të përgatitur për të përballuar këtë fazë eliminimi direkt”.
“Shumë skuadra kanë treguar këtu se kanë personalitet dhe se besojnë se mund të fitojnë dhe kjo vlen edhe për Slloveninë. Ata janë të organizuar dhe konkurrues, çdo ndeshje vendoset në detajet e vogla: do të duhet të jemi në maksimumin tonë”.
Sllovenia: “Është një moment historik për ta. Ne e admirojmë atë që po bëjnë, ata luajnë si ekip klubi”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co