Në prag të ndeshjes së Champions League të planifikuar për nesër kundër Atletico Madrid, Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit është shprehur optimist në intervistën e dhënë për kanalin e klubit.
“Ne mbërrijmë në Madrid plot entuziazëm. Kemi punuar shumë për të arritur në këtë pikë të garës dhe do t’i qasemi ndeshjes me optimizëm. E dimë që na pret një provë vërtet e vështirë, kundër një ekipi me vlera të mëdha, me përvojë dhe të fortë. Ne besojmë se mund t’ia dalim. E dimë që na pret një atmosferë e zjarrtë. Atletico është një ekip tepër i fortë në shtëpi” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co