Bota

Prapaskenat/ Kamala Harris e dinte që Biden do tërhiqej? Ekipi i saj kontaktoi delegatët javën e fundit, morën mbështetje për zv/Presidenten

prapaskenat kamala harris e dinte qe biden do terhiqej ekipi i saj kontaktoi delegatet javen e fundit moren mbeshtetje per zv presidenten
prapaskenat kamala harris e dinte qe biden do terhiqej ekipi i saj kontaktoi delegatet javen e fundit moren mbeshtetje per zv presidenten

Lajmi se Joe Biden do të tërhiqej nga kandidimi në zgjedhjet e nëntorit 2024, nuk e gjeti krejtësisht të papërgatitur Kamala Harris-in, shkruan CNN. Pasditen e kësaj të diele, presidenti Joe Biden njoftoi se kishte vendosur ta linte garën dhe të përmbushte detyrën e tij deri në fund të mandatit. Ai nominoi si kandidate pikërisht zv/Presidentin Harris.

Por interesante është ajo që ka ndodhur në prapaskenë.

Edhe pse demokratët prisnin që presidenti Je Biden të merrte vendimin e tij, mbështetësit e zv/presidentes Kamala Harris po punonin në prapaskenë javën e fundit për të siguruar mbështetjen e delegatëve.

Lëvizjet e mbështetësve të Harris nuk ishin për të larguar Biden nga gara, por për t’u përgatitur në rast se presidenti do ta merrte vetë vendimin për të lënë kandidimin.

“Ne kemi kontaktuar delegatët javën e fundit”, i tha CNN një strateg fushatash në radhët e demokratëve, i cili ka punuar në vitin 2020 për fushatën zgjedhore të Kamala Harris.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts