Analisti dhe poeti Preç Zogaj iu është bashkuar sot homazheve në nder të shkrimtarit Ismail Kadare.
Përmes një prononcimi për mediat Zogaj tha se Kadare ndërtoi dhuntinë e tij, natyrore apo hyjnore dhe e mbajti me vepra që themeluan letërsinë e re moderne.
“Ai dinte të qëndronte gjithmonë mbi, duke i thënë të gjitha. Një shkrimtar i përmasave të tilla ia doli të realizohej në kushtet e tiranisë, kjo meriton shumë vlerësim. Shkrimtari që ka vetëdijen e dhuntisë, e talentit të madh, ka një mision që të ruaj dhuntinë. Kadare ndërtoi dhuntinë e tij, natyrore apo hyjnore, dhe e mbajti me vepra që themeluan letërsinë e re moderne.”, tha Zogaj.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co