Shqiperia

Preç Zogaj:  Ministrat e rinj të panjohur, tregojnë ekstravagancën se si …

prec zogaj ministrat e rinj te panjohur tregojne ekstravagancen se si
prec zogaj ministrat e rinj te panjohur tregojne ekstravagancen se si

Analisti Preç Zogaj në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar ndryshimet në Qeveri, tha se janë emëruar persona anonimë, që nuk njihen nga publiku.

Zogaj tha se mënyra se si Edi Rama bëri emërimet tregon ekstravagancën e Kryeministrit, i cili kontrollon gjithçka në Partinë Socialiste.

“Në Partinë Socialiste ka pasur personazhe që kanë marrë poste të larta, por më parë kanë pasur një karrierë të gjatë. Ndërsa tani shikojmë personazhe që emërohen nga Kryeministri vetëm sepse mund të njihen prej tij. Në tërësinë e vet, janë emërime që i përgjigjen ekstravagancës së Ramës. Nesër kur ti largojë do të bëjë sikur nuk i ka emëruar Edi Rama”, tha Zogaj.

Ai u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Kryeministri emëron figura të panjohura, të cilat më pas largohen.

“Rama mund të emërojë këdo dhe askush nuk debaton, kjo tregon se ai ka nën kontroll të plotë Partinë Socialiste”, tha Zogaj.

[embedded content]

Ai tha se korrupsioni është në adn e një qeverie propagandistike, pasi kështu ëhstë mënyra se si qeveriset në Shqipëri.

“Qasja propagandistike është një kushtrim për personat që priren të korruptohen ose të abuzojnë me detyrën”, theksoi Zogaj. Sipas tij, ndoshta në ditët në vijim mund të zbardhen arsyet e këtyre ndryshimeve, duke shtuar se mund të ketë pasur edhe kulisa.

Zogaj tha se Elisa Spiropali është një politikane karriere, por ka një sfidë përpara që i duhet ta përmbushë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts