Shqipëria do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë ndaj Spanjës më 24 qershor, mbrëmjen e së hënës. Sfida ndaj Spanjës mund të përcaktojë përfundimisht edhe fatin e kombëtares së Sylvinhos në këtë Euro 2024.
Sigurisht në pamje të parë, kjo Spanjë të “ngjall” frikë, por sa të fortë mund të jenë lojtarët “reservë” të teknikut Luis de la Fuente?
Fatmirësisht, Spanja e ka siguruar vendin e parë në grup dhe ndaj skuadrës së Sylvinhos do të zbresë në fushë me formacionin e dytë. Sigurisht, edhe pse jo si “yjet” që luajtën ndaj Kroacisë dhe Italisë, ekipi i dytë është i mbushur me lojtarë të klasit tejet të lartë.
Megjithatë, një detaj, i cili ndoshta ka shpëtuar në këto ditë të ethshme para sfidës: që nga Botërori i Katarit, dimrin e vitit 2022, Spanja ka humbur vetëm dy herë, ndaj Skocisë më 23 mars 2023 me rezultatin 2-0 dhe në ndeshjen miqësore ndaj Kolumbisë më 22 mars 2024 me rezultatin 1-0.
E veçanta e këtyre dy ndeshjeve është se trajneri De la Fuente ka luajtur me formacionin e dytë, ashtu siç do bëjë ditën e hënë ndaj Shqipërisë. A do të ketë sërish të njëjtin fat skuadra e “La Roja-s”?
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co