Blegtoria është një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë bujqësore me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në industrinë ushqimore. Qarku i Korçës trashëgon një përvojë të vyer në mbarështimin e llojeve të gjësë së gjallë.
Me qëllimin për të diskutuar mundësi të reja, veçanërisht sa i takon organizimit dhe bashkëpunimit midis blegtorëve dhe organizmave mbështetës në këtë fushë, Prefekti i Korçës Nertil Jole organizoi në Bilisht me drejtorin e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë z.Vullnet Gjolla, nënprefektin Henrik Rusi, Zv.Kryetaren e Bashkisë Devoll znj. Zerina Sinani dhe drejtorin e zyrës vendore Devoll të kadastrës z. Andi Sula, një takim me blegtorë të gjithë zonës.
Në këtë takim u diskutua jo vetëm mbi bashkëpunimin mes blegtorëve me qëllim mbështetjen e njëri-tjetrit por edhe shqetësimet e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co