Një 54-vjeçar shqiptar i arratisur nga burgu i Janinës që prej vitit 2018, u arrestua në Igumenicë nga autoritetet e Greqisë.
Bëhet fjalë për një 54-vjeçar, i cili rezulton i arratisur nga burgu grek që prej 2018.
Siç raporton protothema.gr, asokohe shqiptari abuzoi me lejen që autoritetet i kishin dhënë për t’u liruar për disa ditë me kusht rikthimi, por që ai nuk u rikthye kurrë në qeli.
Ndërkohë ditën e djeshme 54-vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë, teksa po transportonte 81 kg e 704 gramë lëndë narkotike kanabis përmes një taksie.
“Taksia me qendër në Loutsa të Atikës në të cilën udhëtonte shqiptari u pa duke lëvizur në rrugën Egnatia dhe u ndalua nga oficerët e policisë së Antidrogës të Igumenicës dhe Kufirit Filiaton. Reparti i rojes dhe qentë që kishin me vete nuk e patën të vështirë të gjenin 72 pakot me kanabis të papërpunuar me peshë totale 81 kilogramë e 704 gramë që ishin ngarkuar në të. Shoferi grek dhe shqiptari u arrestuan, ndërsa u sekuestrua taksia dhe shuma totale prej 4370 euro që u gjetën në automjet. Objeketet e sekuestruara u dërguan në Prokurorinë e Protodikit Thesproti të akuzuar për posedim, transport dhe trafik droge. Pas dëshmise 54-vjeçari shqiptar i akuzuar për arratisje do të rikthehet në burg ku vuante dënimin për trafik droge”, raporton media greke.